Nga Ajete PAVATA
Sikurse poema edhe poezia është një ritregim thellësisht emocional!Çdo hap, çdo nismë në rrugë poezia në vete fortifikon një dedikim, një dedikim me përkushim, me fuqi shprese, duke e gjetur veten në përballje edhe me djallin!
Pse dhe çka dëshiroj të them?!
Që në fillim të sqaroj se djalli është djallë dhe djalli nuk e njeh fjalën lamtumirë!
Pse nuk e njeh?
Nuk e njeh dhe nuk e pranon për faktin se është dreq! Pastaj, djalli nuk ka qasje dhe as iritohet nga termi marrëdhënie, nuk e kupton këtë fenomen, por dhe kur e kupton ai përkundrazi iritohet, përskeqet, hutohet…,pse, sepse është djallë!
Po, po dreqi a e din se çka është dinjitet, çka është dinjitet i vërtetë?
Sigurisht se e njeh këtë punë, andaj, prandaj vazhdon ta bëjë luftën përballë njeriut të kalitur me plot dinjitet!
Djalli e njeh fuqinë e vetëdijes poetike, i njeh edhe përpjekjet e mëdha të motivuara nga krenaria poetike … andaj, pikërisht këtu është kontrasti i mprehtë midis udhëzimit hyjnor poetik dhe pretendimeve përherë të pamjaftueshme të djallit brenda kontekstit të ngjashmërive të habitshme!
Shkrimtare e shkrimtarë, gjatë gjithë kohës janë në rrugëtim të gjatë, në vështirësi dhe përherë përballë tyre qëndron kryedjalli, kuptohet edhe ushtria e kryedjallit përherë është në avantura të mëdha!
Shkrimtare e shkrimtarë, duke banuar në errësirën armiqësore shtegtojnë drejt dritës, kanë nevojë për ditë e dritë dhe gjithherë shpëtimin e kërkojnë në dritë,
ndonëse djalli bën të kundërtën, gënjen, vazhdimisht mashtron, mallkon diellin, dritën, nënçmon poete e poetë, përmbys vargun, strofën, përmbys veprën, gjithënjë thërret në errësirë, thërret në zhurmë, i kanoset paqes, urtësisë, dijes, kuptimit, mençurisë, ditës, ritës dhe dritës!
Dhe, dhe djalli fut hundët në korr të poeteve-poetëve, bashkë me grupin ia thonë këngës, kështu e krijojnë mundësinë e së keqes, kështu rrasin hundët aty ku dhe pretendojnë
dhe këtë e bëjnë që poetes-poetit, njeriut fisnik t’ia thejnë ndjenjën, t’ia rrënojnë krenarinë!
Me poezi përballë djallit!
Ngadhënjimi im para jetës!
Jeta
Më ishe njerkë,
Armike,
Përse më ndëshkove?
Për sinqeritetin,
Mirësinë,
Apo ndoshta
Pse nuk t’u përkula…
Të falëm, o Zot
Që më fale më të fuqishme, se sa jetën time!
Dëshirë planetare!
Nuk dua t’i ngjaj diellit,
As sikurse hëna
Që shpesh nën re rënkon
S’dua të perëndoj… ,
Dua t’i ngjaj qiellit
I hapur përherë, i kaltër në dimër,
I kaltër në pranverë.
Fjalët e mia!
Fjalët e mia
As tërthorazi
Nuk u largohen
Të vërtetave të hidhura,
Vuajtjeve të pa rreshtuara,
Të rëna mbi supet e mia, Që më dëmtuan gjatë, Dekadave të errëta.
Fjalët e mia
Ndëshkimeve u bënë ballë,
U kërrusën ndër shekuj, Nga besa e dhënë.
Janë të vetmet fjalë,
Që nuk thuhen me gojë.
Projekt i dështuar!
Deri tani ka munguar një forcë,
Që optimizmi të ngrehë zërin,
Dhe pakënaqësitë të dalin në plan të dytë:
– Unë të jem vetvetja,
Lirshëm të qes hapin në rrugë.
Fuqishëm të rrëfehem
Për atë që ndjesish ëndërroj.
Rrezet përcëlluese!
Nëpër gjurmët e hapave tuaj
Lexova fjalën pabesi
Misteri brenda vellos mashtruese
Nxjerri ne pah rrezet perënduese!
E tepërt është fjala
Kur forca e heshtjes
Shuan zjarrin e ëndrrës
Të qiellit të mesnatës.
…
Çfarë duhet zhdukur
në natën e bisedave të ëmbla?
Cilën pjesë time për ta djegur
sikur mos isha fare!
a@p
Lumë lotësh vërshuan
Nga zemër e akullt,
Lumi doli nga shtrati,
Kur akulli shkriu…
Pikëdërdhje emocionesh,
nostalgjishë,
bisedash, monologjesh,
je ti…
Vargu im
Babai nuk ma njohu jetën!
Babai im i mirë
nuk e pat fatin
ta njoh jetën time
Babai im i mirë
nuk e pat fatin
t’ i njoh meritat e mia!
Babai im i mirë
nuk m’ i njohu
as mëkatet e mia!
Lumturia më bekoi!
Lumturia vetëm ëndërrohet
lumturia është jetëshkurtër!
Në udhëtim
shkurtas e njoha lumturinë
Me lumturinë
stacionin e kishim të kundërt
ndaj zbrita
treni vazhdoi rrugëtimin!
Lumturia ka pamje hyjnore
ka ngrohtësi diellore
ka thellësi qiellore!
a@p
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66