“Të jesh human do të thotë të kesh qëndrim burrëror, të jesh fisnik dhe shqiptar i pakrahasueshëm në Tetovë, Tiranë, Prishtinë, Shkup e Çamëri!
Kur flasim për Hamdi Latif Zhelinën e Tetovës, nuk mund të mos rikthehemi në të kaluarën e largët të shqiptarëve të moçëm, të shqiptarëve me dinjitet të theksuar, me humanizëm në kuptim ndjenje, të shqiptarëve të përkushtuar në punë dhe në perspektivë të shumë familjeve shqiptare në nevojë!
I këtij niveli, në këtë krahasim bën pjesë edhe Hamdi Latif Zhelina!
Zoti dhe puna janë dy ngritje kuptimi për z.Hamdi Latif Zhelina, themeluesit dhe drejtuesit të ndërmarrjes me emër të nderuar në shqiptari dhe më gjërë “Golec Trans”!
Kjo qendër, kjo epiqendër familjare dhe kolektive shqiptare është çerdhe e punës, është çerdhe e shumë familjarëve shqiptarë të cilët këtu, pikërisht këtu për vite të tëra sigurojnë bukën, idaren e familjeve të tyre!
Kështu, falë përkushtimit të z.Hamdi Latif Zhelina, kjo ndërmarrje ka kaluar përmes sakrificave të mëdha, ka kaluar përmes problemeve të theksuar, përmes përballjes me shumë faktorë mbijetese të ndërmarrjes, përmes përkushtimit për të qenë të gjithë pjesë sa më e sigurtë e sigurimit të bukës!”
Andaj, falë personalitetit të madh, z.Hamdi Latifi “Golec Trans” qëndron në këmbë dhe bën përpjekje të vazhdueshme që të qëndroj sa më e fortë në këmbë perspektive për gjeneratat e reja të këtyre zonave!
Hamdi Latifi nuk ka një prokupim jete vetëm familjen e tij, ai nuk ka preokupim jete vetëm ndërmarrjen që drejton, përkundrazi preokupim i tij është i gjithë fshati, me të cilin ka drejtuar për vite të tëra, ka drejtuar përherë në rrethana shumë të vështira për rrethin dhe shoqërinë shqiptare, ka drejtuar Zhelinën edhe në kohë paqe edhe në kohë të trazirave që ndodhën dikur!
Nga të gjitha këto aktivitete Hamdi Latifi ka qenë i sukesshëm, ka dëshmuar korrektësi të plotë dhe humanizëm të një shqiptari të madh!
Andaj, puna e tij, e kaluara e tij, sakrifica e tij përherë është vlerësuar dhe do të vlerësohet në vazhdimësi!
Shefqet Mani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66