“Rusia i ra Ukrainës për të mos leju NATO’n në kufijtë e saj dhe ja tash Finlanda në NATO.
Veç pak kilometra larg Shën Petërburgut, ish Leningradit të dikurshëm.
Përmes lidhjeve të veçanta me Erdoganin Rusia u mundu me e stopu këtë disfatë gjeopolitike, por duket se Erdogani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmoj realisht.
Një ngrehje e veshit nga Uashingtoni dhe vetoja turke zhduket nga tavolina e vendimmarrjes së NATO’s.
Kështu, historia vitin 2022 do ta shënoj si viti në të cilin u bë shkrumb e hi miti i rikthimit të superfuqisë ruse nën sundimin e Putinit, së bashku me profecitë e marra të baba vangave të shumtë për “fundin e shekullit amerikan”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66