Dashunia për atdheun.
Filipi I, mbreti i Maqedonisë, pasi kishte dëgjuar për famën e filozofit Aristotel, vendosi që djalin e tij 13 vjeçar Aleksandrin ta dërgonte në shkollën e tij në Athinë. Në atë kohë njerëzit besonin se nuk mund të bëhesh prijës i madh nëse të mungonte edukimi dhe dituritë.
I kënaqur me edukimin që djali i tij mori nga Aristoteli, Filipi i thotë filozofit të madh : Më kërko çfarë të duash si shpërblim, para, pasuri, privilegje!
Aristoteli ia ktheu : Nuk i dua asnjërën nga këto. Dua vetëm të ma rindërtosh qytetin tim të lindjes, Stagirën, të cilin kohë më parë e ke shkatërruar me ushtrinë tënde dhe t’i lejosh njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre.
Filipi pranoi dhe vendlindja e Aristotelit u ringrit përsëri.
Njerëzit e mëdhenj gjithmonë janë edhe atdhetarë të mëdhenj. Ata nuk e harrojnë vendlindjen e tyre, edhe atëherë kur arrijnë majat e lavdisë nëpër botë.
Blerim Latifi
///
Comments
Ibrahim Kelmendi
Unë di që Aristoteli ka shkuar në oborr mbretëror të Filipit, për ta arsimuar Aleksandrin, nuk është dërguar Aleksandri në Athinë të Aristoteli.
Dakord?
Author
Blerim Latifi
Ibrahim Kelmendi po e dishe gabim
Ibrahim Kelmendi
Në versionin “zyrtare” të programit shkollor shtetëror gjerman qenka e shkruar, se Filipi II e ka dërguar djalin në qytetin Mieza (Makedonien) gjatë viteve 343 – 339, që ta arsimonte Aristoteli.
Ibrahim Kelmendi
E bera një afishim sakat pak më herët:
“Po ndjejë keqardhje, kur tifozët po garonjë me (ç)vlerësime, cili kuisling e marionetë ishte më i dobishëm për SHQIPTARI!”
Author
Blerim Latifi
Ibrahim Kelmendi pse po heshte per debatin e mbremshem Ibrahim Bej?
Veli Vrellaku
Blerim Bej😁
Ishte debati i vetëm mbrëm që nuk shkelqeve🤣
A mundesh me tregu në pika të shkurta një gjë:
Si është e mundur që baca Adem Demaçi,me 28 vite burg, i derrmuar nëper burgjet e shkive, një njer intelektual me përmasa të larta, frymëzues i shumë brezave atdhetar, të krahasohet me një një njeri që kishte privilegje të pavundme nga regjimi titist, si dhe gjatë periudhes 90-99 jeton në një shtëpi vill në Velani,ndersa Adem Demaçi nuk kishte kulm mbi kokë..
Pytja është qysh mundet me qenë një njeri ma atdhetar që nuk e ka perhetu dhunen e shkaut kurrë, se sa një njeri që i ka përjetu të gjitha t’merret e sistemit titist dhe ka qenë nga vegjelia deri në vdekje idealist dhe udhërrfyes per breza?
Rrahim S Hasani Strofci
Ibrahim Kelmendi Wir können das Lesen aber die Wahrheit steht nicht drinnen. Wir wissen alle wer Griechenland gegründet hat!..
König Otto war nicht ohne Grund dort.
Als Max Maximillian gefragt wurde warum er nicht über albaner schreibt antwortete er: ,, wenn ich über sie schreibe werden sie über such selbst Argumentieren…‘‘
Bekim Muharremi
Si kta politikanët tanë në poste udhëheqëse shumica vijnë nga Mitrovica e rrugen qe 23 vite nuk e rregulluan .Rruga deri ne Prishtinë bën 1 orë për 35 km .
Rrahim S Hasani Strofci
Bekim Muharremi
Po të isha ne vend te Profesorit do me merrja ne konsiderat ket pytje
Profesor ju lutem pergjigjen ndoshta edhe Aleksandri ka trupu me kaligjuk najeher
Antonio Montana
Po për takimin në mes të Aleksandrit dhe filozofit Diogjen a ke ndëgju?
Murat Rukolli
Respekt!
Zimmerberg Zimmerberg
Prof, na ishin dikur njerzit e medhenj me plot atdhe dashuri ,por sot per fat’keq nuk i kemi , po flas per trojet tina Arbnore per fat t’keq 😭
Sedat Sahitaj
Kur e kane pyet Aleksandrin e Madh se a me shume e duash Baben Filipin apo mesuesin Aristotelin? Aleksandri u pergjigj: “me shume e du mesuesin Aristotelin.” Si ka mundesi me dashte mesuesin me shume se prindin qe te ka sjelle nga qielli ne toke? Aleksandri u pergjigj perseri: ” Eshte e vertet qe Filipi(Baba) me ka sjelle nga qilli ne toke, por Aristoteli eshte munduar nga toka mem ngrite ne qielle.”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66