“Christopher Columbus ishte mbi 50 vjeç kur mori rrugën e tij të parë për të zbuluar Amerikën.
Pasteur ishte 60 vjeç kur shpiku vaksinën kundër tërbimit.
Galileo ishte 73 vjeç kur zbuloi krateret e hënës, pikat e diellit, unazat e Saturnit dhe hënat e Jupiterit.
Charlie Chaplin ishte ende në biznes si regjisor filmi kur ishte 76-vjeç.
Goete e kishte përfunduar veprën e tij më të madhe, Faustin, një vit para vdekjes, si 82-vjeçar.
Rinia ska të bëjë me një moshë të caktuar të jetës.
Një njeri është i ri në shkallën e vetëbesimit të tij dhe i vjetër në shkallën e dyshimit.
Ai është i ri në guximin e tij, i vjetër në frikën e tij.
I ri në shkallën e shpresës, i vjetër në shkallën e dëshpërimit.
Askush nuk plaket duke jetuar gjatë. Ajo që i bën njerëzit të vjetër është varrosja e idealeve të tyre, mungesa e qëllimeve. Vitet mund ta rrudhin lëkurën, por ndrydhja e ndjenjave dhe braktisja idealeve dërrmojnë shpirtin.
Njerëzit mendojnë se plaken veç duke frymuar, kur në fakt plaken kur nuk ecin në rrugën që i çon drejt qëllimeve të tyre.
Njeriu plaket ditën kur vendos të plaket.
Ai që s’ humb aftësinë e tij për të parë bukuritë e jetës, s’ do të plaket kurrë.
Me një fjalë, plakja është si puna kur i ngjitesh një mali. Sa më lartë të ngjitesh, aq më shumë do të lodhesh. Frymëmarrja mund të të ngushtohet, por ama, fusha e mendjes të zgjerohet.
Për sa kohë që truri i njeriut zbulon përvoja të reja, ai njeri është i ri.
Mbetshi me dashuri!
///
Comments:
Ali Ramaj
Biden 79 vjeç është president i Amerikës…Por i lodht!
Ibrahim Kelmendi
Sali Fazlliqi 78-vjeçar u riciklua në krye të sali fazlliqëve…
Ramadan Veliu
Po me habit falenderimi yt😀
Me pas mundesi Ibra, shumicen e pleqeve duke e perfshi edhe Bajdenin i kish dergu ne rresht per eutanazi🤣
Ali Ramaj
Ramadan Veliu, ose si japonezët e lashtë, me i hupë pleqtë dikud!
Ibrahim Kelmendi
Ramadan, bile, me kënaqësi, unë i pari në rresht, sepse është irracionale e ahumane të rrosh edhe atëherë kur je barrë e rëndë për tjerët.
Liza Beqaj
Unë jam 40 vjeç, po e kallzoj hapur, nuk e fshehi dhe ndihem si me qenë 18 vjeç!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66