“Dëshmitari i Kadri Veselit, Nazim Bllaca, u tha se ka vdekur nga avokati i Veselit, por këtë e mohoi vëlali i tij.
Gjatë ditës, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, deklaroi se Nazim Bllaca, i vetëdeklaruar agjent i SHIK-ut, ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.
Bllaca më 2009 kishte deklaruar publikisht se ka kryer krime nën urdhrat e Azem Sylës që ishte pjesë e SHIK-ut.
“Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999”, pati thënë Bllaca, duke mos përmendur emrin e personit që thotë ta ketë vrarë”.
//
Kuptimi i fjalës argument
argumént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) arsyetim që vërteton a që kundërshton një mendim; provë që mbron a që hedh poshtë diçka: argument bindës (shkencor); sjell argumente; flet me argumente.
ARGUMENT m.
Arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim; provë që sillet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka. Argument bindës (i fortë). Argumente shkencore. Kërkoj (sjell) argumente. Flas me argumente. E mbroj (e provoj, e vërtetoj) me argumente.
let. Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66