Shefqet MANI-
“Poezia është struktur shpirtërore, është ngritje imagjinare, është përballje brënda rreshtave, është hap guximi në vargje ose në strofa!
Poetët, ata me koeficentë të lartë mendimi e kuptimi për qiellin dhe tokën krahasohen me muratorët e historisë së lashtë, të cilët gurin e shndërronin në bllok, me gur krijonin strukturë estetike, ngjajshëm në këtë filozofi i takojmë edhe poetët e mëdhenj, ata të cilët poezinë e gdhendnin në strukturë dhe brënda strukturës poetike.
Kështu, ata rresht pas rreshti ndërtojnë strofën, ndonëse me imagjinatë të natyrshme ndërtojnë linjat e holla poetike!
Në këtë nisje ka liri, por ka edhe liri absolute, ka liri të pacënueshme, por ka edhe vlera poetike, ka autonomi të plotë veprimi, por ka edhe vlera që përcaktojnë se sa do të vazhojë rreshti, sa hapa do të bëjë mendimi dhe cili do të jetë momenti që kuptimit ti thuhet ndal ose ti thuhet se këtu duhet të shkëputemi nga ngjarja!
Në poezi koha është vlerë, është mundësi; e vjetra dhe e reja nuk vdesin, bashkëjetojnë përjtësisht!
Në poezi, hapi i parë ose rreshti parë, një hap i guximshëm që hap rrugë, është një ngrohje që çelë ortekun e dëborës, që i jep kahje ngjarjes, që krijon lehtësi përmbajtësore dhe një mundësi më shumë për ta kap mendimin, për ta zënë kuptimin e lexuesit, të lexuesit që ka shije, të lexuesit që ka sens e kuptim se ku ta kap, nga ta kap vegzën e vargut dhe të strofës!
Poezia e ka për qejfi zërin e brendshëm, tingullin e ngrohtë, mesazhin e qartë, ndjenjën e vërtetë, bukurinë hynore!
Leximi i poezisë ka tingull të pashpjegueshëm; të gjithë lexojnë poezi, por të gjithë nuk kanë kandar, nuk kanë radake kuptimi për poezinë!
Megjithatë, kur poezia lexohet me zë, atëherë, në ato çaste edhe të vdekurit zgjohen nga varret!
Andaj, të lexosh poezi ngadalë e me shpejtësi është punë me delikatesë, është vegzë e zorshme e shtjellimit të problemit në këtë fushë të poetikës dhe të letërsisë!
Abetarja e strukturës së poezisë është mësuesja më parimore që të hap rrugë, që të krijon komoditet se si të bësh hapin e duhur, në cilën dërrasë duhet të shkelësh, në cilën dërrasë duhet të ngritesh kur ndërtosh ose kur strukturosh një poezi!
Kështu, sikurse gjuha, sikurse shkrim-leximi edhe poezia ka standarde të forta, ka sonete të konkretizuara, ka përkufizime të detajuara thellë në parim të rregullave dhe formave të veprimit në lëvdrim të fushës pjellore të poetikës!
Pa dilemën më të vogël, lexuesin, adhuruesin e poezisë e tërheq dega, rreshti, e tërheq metafora, bashkë me të e tërheq dhe fraza!
Në këtë rrugë ka regulla, ka ngritje në kuptim!Prandaj, çdo ndërpreje e rreshtit pa një lidhshmëri kuptimi vetvetiu ta humb rrugën, të krijon zbrazëtirë befasie.
Poetët kanë botën e tyre, kanë liri të plotë veprimi edhe në shkrimin e vargjeve të lira!
Konkrerisht, nëse dëshiron të jesh i lirë në tërheqjen e segmenteve poetike ose në shkrim të lirë, atëherë mund të vendosësh vetë se, poezinë do ta shkruash në linja, në vija të gjata ose në vija, në rreshta të shkurtra.
Megjithatë, në poezi, në të gjitha fushat poetika sigurisht se ka rregulla fikse në vijëzimin e margjinave bazë të një strukture poetike.Faktikisht, margjinat janë baza ose rruga e veprimit brenda ngjarjes, brenda kohës, brenda veprimit final!
Dhe, të themi se e ke ndërtuar një ide përcaktuese!Kjo ide është sikurse një fije e një shllunge leshi; kjo ide më pas krijon rrjetin e grupeve në strukturë, strofa-strofa!
E gjithë kjo rrugë në poezi ose në letërësi kërkon që të mbrohen segmentet bazë të ngjarjes, të përmbajtjes, gjithnjë me idenë që, në fund i gjithë ai duf poetik të shpërthejë natyrshëm, të na befasojë për të mirë!”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66