“Avokati serb Branko Lukiq, përpiqet që planin e likujdimit të Dick Martit nga shërbimi sekret serb, t’ua hedh shqiptarëve, mbase sipas tij likujdimi i deshmitarëve na qenka një praktikë e njohur e shqiptarëve, ku sipas tij deri tani janë ekzekutuar rreth 40 dëshmitarë potencial kunder UÇK-së, kurse pala serbe deri tani nuk paska likujduar asnjë deshmitarë kundër serbëve…
E kush na siguron qe “dëshmitarët” shqiptarë nuk i ka likujduar BIA?
Sipas një skenari perfid, BIA serbe ka joshur me para të majme njerëz labil, për të “dëshmuar” për krime që nuk e kanë pas idenë.
Pastaj pas marrjes se deklaratave të përgaditura me kujdes nga shërbimi sekret serb, i njëjti shërbim i likujdoi dëshmitarët, për dy arësye:
1.Për të krijuar një model kriminal, për shqiptarët të cilët i likujdokan dëshmitarët, për t’iu shmangur drejtësisë.
2.Për të mos ua paguar shumat marramendëse të parave të premtuara, sepse në rast mospagimi ekzistonte rreziku të refuzonin bashkëpunimin.
Kështu pas vrasjes se tyre deklaratat e sajuara nga BIA do të fitonin maksimalisht ne peshë pas vrasjeve misterioze.
Në këtë menyrë “dëshmohen”, krimet e fabrikuara që praktikisht nuk do të mund të dëshmoheshin me pranin fizike të dëshmitarëve të improvizuar”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66