MOS IA NXIRR BISHTIN
-Anekdotë-
Kish qenë muaji i Ramazanit. Njërin e kish pas rrokur etja e i ishin pas tharë buzët. Ndalet te një krua e ia nis e po flet vetë me vete: – O Zot, a ban me pi pak ujë?
– Po, ban me pi pak, përgjigjet vetë.
E pi ujin, po i bien qejf për të ndezur një cigare, e po thotë:
– A ban m’e dhezë ni cigare, krejt t’hollë?
– Ban, – përgjigjt vetë edhe e p’shtjell dhe e dhezë ni cigare t’hollë.
Duke shkuar rrugës, i bie qejf për të ndezur edhe një cigare e po thotë:
– A ban m’e dhezë edhe ni cigare?
E sheh që e teproi, e po përgjigjet vetë:
– Nuk ban, e mos ia nxirr bishtin.
Salih Zogiani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66