Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 prill, nuk do të organizohen në Kosovë.
Ajo ka thënë se për serbët e Kosovës me dy shtetësi do të vlejë i njëjti standard sikurse në rastin e referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë.
“Kthim mbrapa në organizimin tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë në Kosovë nuk ka. Serbët e Kosovës duhet ta kuptojnë se iluzioni se Kosova është pjesë e Serbisë, apo edhe faktikisht pjesë e Kushtetutës së Serbisë, ka mbaruar. Këtu duhet të fillohen të aplikohen standardet e njëjta si për të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës që kanë dyshtetësi, qofshin ata të Shqipërisë, Turqisë apo të ndonjë shteti tjetër”, ka thënë Kusari-Lila, raporton Zeri.info.
Ajo tha se serbët do të mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66