Ish-mesfushori i Arsenal, Alex Song ka zbuluar së fundmi se lëvizja e tij nga topcinjtë te Barcelona në vitin 2012 ndodhi për shkaqe financiare.`
Kamerunasi, me sinqeritetin më të madh tregon se atij nuk i interesonte fakti se te katalanasit po qëndronte në stol, por i mjaftonte fakti se prej kontratës me spanjollët ishte duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.
“Kur Barcelona më ofroi një kontratë, pyeta menjëherë se sa do të fitoja. Nuk e mendova dy herë pasi doja që gruaja dhe fëmijët e mi të mos kishin probleme kur unë të lija futbollin.
Takova drejtorin e Barcelonës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje, megjithatë nuk më interesonte, unë e dija se do të bëhesha një milioner. Unë mund të bëja pazare për çdo ditë dhe të shkoja të argëtohesha në çdo mbrëmje”, u shpreh Song.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66