“Shtypi i shkruar dhe ai ekltronik e ka vlerësuar shumë lartë veprimin, vendimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmnaj, i cili dje në Kuvendin e Kosovës i është bashkangjitur partisë të Goran Rakiqit, partisë, degës së Aleksandër Vuçiqit, Listës Serbe!
Shtypi serb në Beograd e gjithandej thotë se vendimi dhe veprimi i Selmanajt ka qenë vendim shumë pozitiv dhe duhet të respektohet nga qeveria e Serbisë dhe nga çdo serb në Kosovë dhe Serbi”
Liza BEQAJ
///
“Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë, që të mos organizojë referendumin e saj në territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo sfidë u kapërcua pasi politika e Kosovës ishte bashkë, përcjell Bota sot.
Profesori ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të ketë deputetë dhe zyrtarë që dalin kundër proceseve, duke i përmendur ata me emra.
Reagimi i tij në Facebook:
Serbia u tërhoq nga vendimi i saj për të organizuar referendumin në Kosovë. Serbët banorë të Kosovës mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Novi Pazar e Rashkë, d.m.th në qendrat e votimit të Serbisë!
Kur politika kosovare bëhet bashkë, nuk ka sfidë që nuk kapërcehet! Kur ajo ka qenë e përçare, gati sa nuk pagoi me territore!
Do të ketë edhe në të ardhmen tipa të tillë si Abelard Tahiri apo deputeti Selmanaj! Do të ketë edhe Mushkola, Batona e Buzhala! Por me rëndësi është që institucionet, mazhoranca dhe opozita të bëhen bashkë! Atëherë thyhen provokimet e Serbisë, të Rusisë dhe miqve të tyre në Tiranë, në Prishtinë e kudo janë!”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66