Liri Loshi-
“Në situata të tilla politika duhet të orientohet në identifikimin e faktorëve që e kanë shkaktuar atë situatë në mënyrë që ata faktorë të eliminohen dhe kriza të menaxhohet sa më mirë.
Roli i çdo politikani dhe grupi politik është me e ndihmu vendin. Në momente krizash vendi ndihmohet duke ndihmuar qeverinë, meqë, sipas detyrës dhe obligimeve, ajo është në linjë të parë të betejes me kapacitetet që ka. Pastaj, kur të qetësohet situata mund të rifillojë lufta politike për pushtet.
Dhe ta krijosh një ndjenjë të këtillë të qytetarit, do të thotë ta humbesh mbështetjen e tij. Në qeverisje gjithmonë ka hapësirë që gjerat të bëhen më mirë, por kritikat duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në shtremberime e egzagjerime, siç po ndodh këto ditë. Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj, as vetëm për një vit, por për një mandat katër vjeçar.
Prandaj lufta e opozitës që me çdo kusht të rrēzohet qeveria është e pakuptim dhe do të përfundojë si luftë kundër vetëvetes”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66