“Keqinformimi i qëllimshëm apo i pa qëllimshëm ka ndjellë frikë tek qytetarët e Republikës së Kosovës.
-Qe nga viti 2017 kur është hequr bllok tarifa, ne konsumojmë gjithnjë e më shumë energji elektrike.
-Ne si shtet nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë që e konsumojmë, sidomos gjatë dimrit ne varemi nga importi. Gjatë muajit dhjetor dhe janar kemi importuar rreth 40% të energjisë.
-Evropa e tani edhe Kosova po përballet me një krizë të jashtëzakonshme e të pa precedentë të pa parë me parë në tregun e energjisë. Varësia jonë nga importi nuk ka qenë aq problem deri sa çmimet e importit kanë qenë 6-9 cent për KWh, mirëpo sivjet kemi importuar me çmime deri ne 5 euro e 15 cent për KWh, e njëjta është faturuar me vetëm 7 cent gjatë ditës ndërsa 3 cent gjatë natës. Kjo është e qartë që është e paqëndrueshme.
-Sistemi ynë energjetik është pran kolapsit, nga këto dallime në çmimin e blerjes dhe shitjes janë akumuluar rreth 100 milionë euro borxhe në sistem.
-Ne jemi shteti më i varfër në Evropë, por prodhuesit dhe tregtarët nuk pyesin për këtë.
Këto janë fakte të dhimbshme por duhet të jemi të sinqertë me vetën dhe qytetarët, janë rrethana të jashtëzakonshme dhe të pa para më parë në tregun e energjisë elektrike dhe janë dy opsione: reduktime të ashpra ose rritje të tarifave, besoj që pajtohemi të gjithë që reduktimet janë opsioni më i keq për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Askush nga opozita nuk ka bërë përpjekje që të informojë qytetarët për gjendjen në të cilën gjendet sektori i energjisë, e për koston që po paguajmë si shtet për energjinë. Nuk ka pasur asnjë thirrje për kursim të energjisë. Sikur të brengoseshit për qytetarët do ta bënit këtë. Vetëm kanë ndjellë frikë dhe panik tek qytetarët, e pikërisht këtë frikë e panik kemi dashur ta evitojmë përmes zotimit të hershëm të subvencionit në mënyrë pro aktive.
Në këtë krizë nuk jemi të vetmit, çmimi i energjisë në vendet e rajonit janë rritur rreth 10% pavarësisht faktik se kanë dhënë me qindra miliona subvencione.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66