“Aktori shqiptar, Çun Lajçi duket se ka përcjelle zhvillimet e djeshmë në Kuvendin e Kosovës ku u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Në postimin që ka bërë të titulluar “dy pyetje”, ai ka pyetur deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj se përse abstenoi dje në seancë.
Më pas komenton: Nga kush u frigove? A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?!
Ndërsa, për PDK-në thotë së kurrë s’gxuan me ia pre Serbisë kërthizën.
Postimi i tij i plotë:
Dy pyetje
Driton!
Ti shkove në mbledhje, por nuk e mbështete rezolutën për mos referendumin e Sërbisë n’shtetin tand?
Pse?
Nga kush u frigove?
A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe:
Unë s’votova, e patë?!
Kurse ju PD- kyja që thatë e mbështesim qëllimin, por s’marrim pjesë në kuvend, a kujtoftët se ky asht qyqan e deshtët me lanë vetëm e pastaj me thanë:
Ja ky që s’guxon me vu firma, si komandantët tonë!
M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, ju kurr por s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!
Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66