Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës, medaljen e artë në Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.
Krasniqi ka mposhtur në finale kroaten, Ana Puljiz Viktoria.
Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale xhudistja jonë e mposhti atë portugeze, Diogo Joana.
Kurse në finale ka triumfuar ndaj kroates, Ana Puljiz Viktoria.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66