“Ish ambasadori Philip Kossnet,
Prej meje e ka ‘Goodbye’.
I këshilloi prokurorët e gjyqtarët ta marrin shembull Anton Çetën, demek t’i pajtojnë vrasësit me familjet e viktimave.
Filozofia e Anton Çetës nuk ka qenë kaq e thjeshtë, por mua kurrë s’më ka pëlqyer shprehja ‘falja e gjakut’!
Gjaku nuk falet. Por, janë Institucionet e Drejtësisë që nuk i pajtojnë njerëzit me folklor e me mesele por ia japin dënimin e merituar vrasësit.
Kur i pajtonte Anton Çeta shqiptarët, mezi s’pritshin shqiptarët me ‘fal gjakun’, prisnin në rend.
Pse? Sepse njerëzit s’kanë dëshirë më të madhe se sa ta gjejnë ‘sebepin e pajtimit’!
Me ja heq shqiptarit gajlen e ‘hakmarrjes’, ja heq gajlen e burrnisë…
Veç popujt e pazhvilluar ‘falin gjak’ dhe kërkojnë hakmarrje.
S’ke pse pajtohesh me vrasësin! S’ke pse hajmerresh.
Thjesht, Ligji merret me të!
Ka shqiptar që me vëlla të vetin nuk flet qe 30 vite, , kurse vrasësit ia ka falur gjakun e fëmiut së vet.
Pjesë nga shkrimi i Kimete Berisha
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66