“PARA 40 VJETËVE: VIDEO-FRAGMENT 2-MINUTESH I DASMËS SE KADRI ZEKËS DHE SAIME ISUFIT (2 janar 1982)”
“Gjithandej është shpërnda ky video-fragment 2-minutës i dasmës se Kadri Zekës dhe Saime Isufit, e ndodhur në Biel të Zvicrës në mbëmjen e 2 janarit 1982. Cilësia e inçizimit nuk është e mirë, por ka rëndësi dokumentare.
Dasma kishte rreth 40 pjesëmarrës, nga anë të anëve, kryesisht bashkëveprimtarë dhe jo familjarë e farefisnorë.
Ajo që nuk duket dhe nuk informon ky fragment, është se Jusufi [Gërvalla], pas dy viteve ekzil në Gjermani, për herë të parë ka dalë jashtë Gjermanie, meqë vetëm në fund të dhjetorit 1981 Jusufit ia miratuan institucionet gjermane azilin politik, prandaj i lëshuan edhe pasaportë që të kishte mundësi daljeje nga Gjermani.
Fatmirësisht Jusufi iu përgjigj ftesës për të marrë pjesë në dasmë, edhe pse për shkak të grindjeve që kishin pas Sabriu [Novosella] me Kadriu, në takimin në Turqi në fillim të tetorit, ishte hidhëruar njëanshmërisht ndaj Kadriut. Kadriu vazhdonte ta ruante të njëjtën shoqëri e respekt ndaj Jusufit.
Në fillim të dasmës Jusufi nuk mund ta fshihte dot hidhërimin ndaj Kadriut, për të shfaq porosinë se aty ishte vetëm për hir të “rendit”. Ai rrinte i tërhequr, i mrroluar, nuk bisedonte me asnjëri. Në atë gjendje gjykova se duhet të angazhohem që të mos ndihej i huaj në atë mes. E dija se do shamatoheshim, prandaj u përcaktova ta lus të dalim në katin e dytë, në çati, ku ishin ca shtretër për gjumë (ajo shtëpi ishte publike, malore, për qytetar që duan të bëjnë manifestime në bjeshkë, sipër qytetit Biel).
Në pyetjet time, pse ishte aq shumë i hidhëruar dhe nuk po mundohej fare ta kamuflonte, ai pos tjerat ma përplasi troç: “Ti dhe Kadriu keni shkuar aq larg, sa ta sabotoni shpërndajen e “Zërit të Kosovës”, bile edhe t’i urdhëroni anëtarët dhe simpatizantët tuaj ta hedhin në mbeturina!”
Në pyetjen time, si e dëshmon që unë e kam sabotuar shpërndarjen dhe kam urdhëruar të hudhet në mbeturina “Zëri i Kosovës”, Jusufi u përgjigj me siguri të lartë: “Kam njerëz shumë të ndërshëm që më kanë informuar. Bile janë këtu të pranishëm dhe ta thonë në sy.”
Unë: “Po, e di, janë shpifësit e UDB-së, Nuhi Sulejmani dhe Z.K., por ata nuk e thonë dot në prani timen, sepse e dinë që i rrehi në praninë Tënde, vetëm sa për poshtërim, por si do të ndihesh Ti kur ata t’i ndryshojnë shpifjet. Nëse nuk të le qytetërimi t’i rrahësh, a do më thuash mua t’i rrah për Ty? Unë isha pothuajse në të gjitha fundjavët e dhjetorit në Klub në Dyseldorf, ku i kishe dërguar 100 ekzemplarë të “Zërit të Kosovës”. Për shkak të traditës dhe sepse mbi 90 % e anëtarëve nuk kishin shprehi leximi, në Odë të Klubit ua lexonim me zë shkrimet e “Zërit” dhe i diskutonim, që të kuptonin. Secili merrte një apo dy ekzemplarë me vete, meqë Kryetari Hyzri Reka thoshte që nuk kanë boll ekzemplarë. Hyzriu më ka thënë që t’i ka kërkuar edhe 500 ekzemplarë. Thënë shkoqur, nuk është dashtë ta shpërndanim, sepse në kryeartikull ke dezinformuar për rrollin destruktiv të Kadriut. Megjithatë, e kapërdimë, për hir të shoqërimit dhe bashkëveprimtarisë. Ama, përmbaju porosisë filozofike popullore: ‘Kur ha bukë, le vend për ujin}…”
Jusufi ndërhyni: “I rrëfen këto që po thua Hyzriu?”
Unë: “Nëse nuk i rrëfen, ke leje të më flakareshesh e pështysh para gjithë dasmorëve!”
Thirrëm Hyzriu. Jusufi e mori në pyetje, pothuajse si në hetuesi, deri sa u bind se të dy ishim të sinqert.
E ka falënderuar Hyzriun, duke i dhënë leje që të shkonte në mesin e dasmorë. Sapo u largua Hyzriu, mua Jusufi më falënderoi, duke thënë se sqarimi i kishte bërë shërbim të madh.
Pikërisht këtë grindje sqaruese kishte parasysh kur më shkroi letër më 15 janar 1982 (ndoshta letra e fundit në jetën e tij, mëqë më 17 janarë ndodhen atentatet), të cilën e fillonte:
“I dashur shok Ibrahim,
Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur. (…)”
Pasi u mirëkuptuam mes nesh, më tha ta thirr Kadriun që ta vazhdonim bisedën. Biseda ishte krejtësisht shoqërore, pothuajse sikur të mos kishte ndodh gjithë ai hidhërim nga tetori 1981 deri në atë moment (2 janar 1982). Aty u tha se bashkimi duhet të ndodh sa më shpejt, meqë tani u sqaruan të gjitha paqartësitë e keqkuptimet.
Kur u kthyem në mesin e dasmorëve, tashmë kishim një Jusuf të hareshëm, edhe pse ende i përmbajtur që të mos binte në sy për ndryshim aq të madh. Sigurisht, iu bashkëngjit edhe këndimit të dasmorëve në atë dasmë “revolucionare”, siç e karakterizonim, për shkak të dasmës se fukarenjve…
***
Në dasmë paska qenë krushk edhe Heroi Remzi Ademi!
-Lvdi!”
https://www.facebook.com/1225926888/videos/357720035762486/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66