Sali BYTYQI-
“LDK-së i mungon një keshilltar i mirë dhe pak vullnet me u kthye fuqishëm në skenën politike; PDK-ja është e vendosur në rrugën e saj të theqafjes.
Argatët e Serbisë, në vitet 90, na rrihnin sa herë që u vinte në dorë; pas luftës, harambashët e luftës dhe eunukët e paqes i privilegjuan; a mendoni që ka ardhë koha të mbyllin gojën, se mjaft po lehin?
…
A e dini se disa nga shokët e këtyre që po e përkrahin politikën e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, kur përfundoi lufta, bashkë me trupat serbe kaluan në Serbi, dhe edhe sot atje jetojnë?
…
Memli Krasniqi asgjë tjetër s’po bën përveç se po e shfrytëzon të drejtën që ia patën dhëne vetes paraardhësit e tij politike që, në emër të luftës, ta dëmtojnë sa më shumë Republikën e Kosovës.
…
Pas daljes njëshekullore të dhunimit nga Serbia, Kosova dhe shqiptarët nuk mund t’i detyrojë askush të nënshkruajnë diç në favor të Serbisë dhe në dëm të vetin. Ndërsa ata që thonë se duhet me patjetër të nënshkruhet ky dokument apo kjo marrëveshje në dëm të Kosovës, në një apo në një mënyrë tjetër bjnë punën e Serbisë duke u bërë argatë të saj”.
///
Comments:
Skënder Morina
Pengjet kurrë nuk mund të jenë të lirë përderisa nuk janë në gjendje as t’a kundërshtojnë pengmarrësin e lëre më t’i luftojnë ata.
Liria e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë vërtet ka emrin e UÇK-së por, çka ka të bëj me
UÇK-në Albeari dhe Memli përpos përfitimeve në emër të kësaj medalje të artë të kombit shqiptar?”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66