“Ramushi.
Duke e kërkuar miratimin e varrezave për t’u bërë President i Kosovës, varr pas varri kish mbërri deri te Haxhi Zeka.
Haxhia shqip i ka thënë Ramushit:
‘Po majtët besën nërmjet vedit;
S’ka ç’na ban krajli as mbreti’.
Bisedat që zhvillohen në varreza janë interesante, për faktin se Haxhi Zeka të sheh por s’mund të të flas, kurse Ramushi mund t’i flas Haxhi Zekës, por nuk mund ta shoh.
Zakonisht në varreza përgjigjet janë në frymë të ‘një fryme’, një ere që t’i fluturon shishkat,
disa pika shiu të papritura që tregojnë se i vdekuri e miraton kërkesën tënde.
Nganjëherë, kur i vdekuri s’është i kënaqur me ty, përgjigjen e merr në formë të hijes, shembull jaka e palltos fluturon, apo mënga të duket si hije që kalon shpejt kah sytë e t’u dhe kjo tregon qartë se si i vdekuri nuk është i kënaqur me ty.
Por forma më e shpeshtë e komunikimit në varreza është kryesisht një glasë që papritur të pikon në kokë dhe kjo tregon se i vdekuri ta bën ‘Eyvallah’.
Komandant, vëllai im, (sigurisht të kujtohet kur për Ty e pata ‘sulmu’ Carla Del Ponten, por ti e ke zanat i harron të mirat…Nejse….
Suksesi më i madh i joti nuk do të ishte bashkimi kombëtar (që s’ndodh, jo pse s’duam ne, por sepse nuk do Shqipëria dhe LDK-ja).
S’është rend bashkimi, patriot sot është ai që shpëton pa e vaksinu Aleksandër Vuçiqi.
Ishalla shpëton bile Ti”
Pjesë nga shkrimi i Kimete Berisha
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66