“FOTO QË MË KUJTON NJË PËRJETIM KEQARDHËS”
“Daja Sali paska shpërnda sërish një “foto qasti”, e shkrepur në Shtuttgart, në janar 1993 (viti nuk po më kujtohet saktësish). Ishim aty si mysafirë të ftuar për të marrë pjesë në Kuvendin e LDK-së, degët në Emigracion. Bashkë më mua ishte Sabri Kiçmari. Përfaqësonim Lëvizjen. Nga Kosova ishte ardh edhe kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova. Kuvendi qe mbajt në fundjavë, në një hotel luksoz, ku ishin sistemuar për dy netë mysafirët dhe delegatët e LDK-së…
Të shtunën në mëngjes e luta Ibrahim Rugovën të vinte në pelegrinazh te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, duke e informuar se tashmë e kishim bërë ritual të përvjetshëm, ditën e martirizimin, ku merrnin pjesë mijëra bashkatdhetarë nga shtete ku kishim emigracion. Ibrahim Rugova simuloi mirëkuptim dhe shprehu falënderim për ftesën, por tha se po priste një delagacion të rëndësishëm gjerman, prandaj nuk munt të na shoqëronte.
Sapo e përfunduam bisedën, i thash Sabriut [Kiçmarit]: “Ky na mashtroi. Nuk ka kurrfarë takimi, por i mungon guximi për të qenë i sinqertë, se nuk do t’i nderon heronjtë…” Sabriu shprehu dilemë: “Mos ndoshta po nxitohesh më këtë dyshim?” Ia ktheva: “Atëherë po shkoj unë, e ti rri këtu ta vëzhgosh nëse vërtet do të ketë takim, siç u arsyetua.” Sabriu mezi pranoi.
Kur u ktheva nga peligranazhi, Sabriu rrëfeu: “Fatkeqësisht pate të drejtë, asnjë takim nuk e ka pas, as në Kuvend nuk është hy fare, gjithë kohën ka qëndrua në byfe të hotelit duke pi…”
Besoj kisha arsye konkrete, pse nuk kam pozuar normalisht në këtë fotografim, kur befasisht më tërhoqi Bashkëveprimtari veteran Raxhë Daka, i cili tashmë ishte konvertuar në LDK-ist pacifist.
***
Kush nuk i njeh rugovistët sa “pacifistë” janë, mund të kalon te afishim i Dajë Sali, për të pa përmbajtjen e komenteve linçuese e denigurse që i kanë bërë.
KEQARDHJE!”
///
Comments:
Fisnik Dedvukaj
Cili je ti?! Ky afer Rugoves apo?
Ibrahim Kelmendi
Fisnik, në mes është Rexhë Daka.
Fisnik Dedvukaj
Ibrahim Kelmendi dukesh i merzitur 😂kenke pas ba nervoz 😉ne Rexhen qe ste ka lan afer Rugoves
Qenan Memeti Zhunica
Ibrahim Kelmendi ky far flokçi me shall ta paska prishur pak rrugën e parajsës! Që e meriton gjithësesi! 🇦🇱 Përshëndetje 👌
Fisnik Dedvukaj
Qenan Memeti Zhunica le ti Shallin se ai eshte ne PARAJSE por ti tashi mbasi kenkeni konvertua prej LPK – Demaci- aLpini a po na tregoni bashke me Ibrahimin cka don me than “Ballkanija” dhe me a e perkthy pak http://www.yurope.com/nasa…/arhiva/Jun98/0706/0706_4.HTM
Qenan Memeti Zhunica
Fisnik Dedvukaj na žalost ne razumem sta ti želis da saznaš i šta želiš da kažeš konkretno!? 🤔 Ali pošto pitaš sta je Balkanija : Dakle ti trebaš puno da čitaš pravu Albansku historiju da bi dobro kapirao Balkaniju. Baca Adem kur thotë kam dëshirë të b… See more
Fisnik Dedvukaj
Qenan Memeti Zhunica a ka me rrejt a? citati: “Balkanija?
Da se Makedonija prikljuci, prvo ona, posle toga Bosna i Hercegovina. Posle toga – i Hrvatska”. aaahah ne vitin 1997 kur e dha intervisten e thirrte Kroacine e Bosnjen te i bashkohen Serbise e C… See more
Pal Shtufi
Mu dhimtë Rugova kur e pash në këtë foto. Tregona, Ibro, sa muaj e ke mbajtë këtë foto në xhep të këmishës? Reflekto pak, por paraprakisht mendo, a ka ardhur koha e hapjes apo jo. Sali Karabashit i kishte ardhur koha dhe ia kishte filluar rrëfimeve, “Një të vërtetë e dy rrena bashkëngjitur”
Ibrahim Kelmendi
Pal, e mbajta këtë foto deri ndodhi çlirimi, në xhep të zemrës, sepse besoja se më shpëton nga plumbi, sipas filmit “dollari i shpum”.
Plumbat titist nuk e tejkalonin titistin IR…
Pal Shtufi
Sali, ani ngoje: “e luta Ibrahim Rugovën të vinte në pelegrinazh te varret…”
Po qysh me shku Brahimi te varri Jusufit me këta munzhiktë e Moskovit, pash musafin? Kerkah nuk janë, beso. Krejt bota është kthjellë, e këta ende me ide moskovite. Hala kemi punë me ta!
Sali Rexhaj
Per qka eshte hero Jusuf Gervalla, kjo po me intereson Daja Ibrahim.
Nese i lexon me kujdese letrat e tije derguar njerzve te ndryshem, edhe ty e Enver Hoxhes, asgje nga heroi nuk ka ne te dhe Rugova heronje te tille nuk viziton.
Ndersa ne murin tim pati shpifje kunder teje, por ua terhoqa verejtjen.
Ne murin tende njeqinde here me shume te fyejne dhe ti nuk merzitesh per ate pune.
Ibrahim Kelmendi
Sali, sharje e fyrje në baza personale, në murin tim, i duroj vetëm kur më drejtohen mua, por jo të tjerëve.
Ndoshta i ngatërrojmë kritikat me sharje e fyerje.
Jusufi ishte Hero, sepse atëherë, kushdo që përcaktohej për veprimtari çlirimtare dhe veprimtari politike kundër Jugosllavisë, ishte i vetëdijshëm çfarë rreziku e pret, nga arrestimet, tortura në burg hetues, burgje shumëvjeçrae, deri edhe të eliminimi fizik. Pra, mua nuk më pengonte mendësia idopolitike e veprimtarëve çlirimtarë. Kisha bashkëveprimtarë ballistë, emra të shquar në Luftën e Dytë Botërore, sepse ata përkrahnin këkesën Kosova-Republikë.
Dakord me këtë sqarim?
Fisnik Dedvukaj
Sali Rexhaj keta per ideal te vrasin krejt por fatmiresisht skan mundesi se ju ka nguhstua laku. Te kishin vra e kishin than UDB-a e ka vra. Nje gja spo mundem me e kuptua?! Kam lexua e shikjua ne youtube se si behesh lufta e klasave “komunista – kulaka” ne Shqiperi, ndersa keta kuqaloshat ngisninin makinat Mercedes dhe perkrahnin diktatorin xhashin enveruc kunder kulakve.
Hasret Bekteshi
Sali Rexhaj Është hero se ra nga dora e shkaut,dhe kerkoi bashkimin e shqiptarve për liri për shtetin që e kemi sot,Ramja e tyre historike zgjoi ndjenjat kombtare të fjetur nga projugosllavet.
Fatlum Rushiti
Hasret Bekteshi: Jusufi është mit i krijuar nga levica enveriste. CV-ja e tij është amatore. Ka qenë muzikant gitarist, gazetar & shkrimtar. Nuk posedon asnjë veprimtari kombëtare, edukim, karrierë, përvojë, etj. Jusufin e likuiduan shokët e tij në Gjermani dhe e shpallën “Hero”. Metoda të njohura maoiste komuniste”.
Sali Rexhaj
Daja Ibrahim Kelmendi,
ka prite e udhetuar tri dite per nje foto me Rugoven.
Une nuk kam foto me Rugoven dhe jam shume xheloz.
Dajko, mos thuaj se te ka detyruar UDB-a per kete foto.
😜😂
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66