Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, gjatë kohës sa deputetët po votonin për zgjedhjen e Vjosës.
Në mbishkrimin e fotografisë, Kusari-Lila:
“Presidentja e Republikës së Kosovës
Madam President Vjosa R. Osmani”, ka shkruar ajo në FB.
///
PROFIL| Kush është Vjosa Osmani, kandidatja që synon të bëhet kryeministrja e parë në histori të Kosovës?
Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.