Dikur në gazetën tonë Maqedonia Shqiptare, intelektuali, patrioti i shquar, profesor Zejni Bilalli shkruante:
“Si u angazhova në xhudo?
Duke pirë kafenë me do miq më afrohet Mustafa, një njeri që kurrë nuk e kisha pa.
– Më falni,ju jeni Zejniu?
– Po i them unë.
– Më dërgoi Agimi për të biseduar me ju. A ka mundësi të ulem?
– Po – i themë! Me Agimin tashmë i ndjerë ishim rritur bashkë. Duke e njohur mirë, për një moment fillova të dyshojë, mos m’a ka çu Agimi për t’u tallur.I ndjeri kishte aftësi të jashtëzakonshme për të të vënë në lojë. Me vete thash po ku e gjete këtë ta tallesh, mor Agim? Gjatë bisedës filloi të më tregojë se ishte i interesuar të hap një klub të xhudos në Çegran.Unë, ta themë të drejtën, as që kisha njohuri ç’është xhudoja, për një moment, m’u forcua bindja se Mustafa është një nga viktimat që tallte Agimi. Gjatë bisedës më tregoi se ishte profesor i edukatës fizike, njëri me kulturë. Nuk ishte nga ata që mund të tallte Agimi. Agimi ishte aq i aftë, sa që dinte se me kë mund të talleshte. Këmbyem numërat e telefonit me shpresë se do bëjë përpjekjr se sa do kenë interesim nxënësit dhe të rinjtë për këtë sport.
Pasi iku Mustafa, shkova në kafen për karshi, t’i them Agimit ku e gjete këtë? Agimi si asnjë herë më parë filloi të më bind se Mustafa është një sportist i mirë, dhe do bëjë më të mirën për fëmijët tonë.
Në fakt edhe ashtu ndodhi. Në fillim më pak të interesuar, më vonë u ofruan në klub Emshi Ejupi, Aga Ja (tashmë i ndjerë ), Shefajeti, doktor Zydiu, Besir Saliu, Izmit Durmishi, Shuip Iljazi, Aqif Ismaili, HAalim Aliu, Abdulhalim Iljazi e shumë të tjerë pa mos harruar kurbetqarët e Zvicrës që e mbështetën financiarisht edhe në blerjen e dyshekëve për xhiro.
Dita ditës shtoheshte numër i të interesuarve. Filluan të anëtarësohen edhe vajza. Ky klub nxorri shumë talent nga Çegrani dhe Forina. Për një kohë të shkurtë u bëmë ekipi më i mirë në Maqedoni. Të rinjtë e të rejat e këtyre fshatrave na përfaqësoni edhe në garat ballkanike.
Të falimimderës Mustafë për gjithçka që bërë për fëmijët tanë! Një faliminderim shkonë edhe për shokun tim të fëmijërisë Agim Neziri që e solle Mustafën këtë sportist të madh në Çegranin tonë!
Sa për dijenin tuaj, trajneri i Majlinda Kelmendi z. Dritani është përballur në sallën tonë, nëse më ka lënë kujtesa me Xhezmi Hamidin!?
Të faliminderës Mustafë! Kërkojë ndjesë nëse dikend nuk e kam cekur që ka ndihmuar këtë klub!? Kuptohet, garuesit që na bënin krenar, meritojnë respekt të veçantë.
E gjitha kjo për TY Majlinda Kelmendi!