SI TA MAS VOGËLSINË!
Nuk është problem ta masim të madhin, por është më problem si ta masim të voglin! Se lajmi i mbrapshtë arin para të vërtetës kjo është dëshmuar disa herë dhe shoqëria ka ra në hall, të besoj atë që i vjen më parë apo atë që është e vërtetë! E vërteta ka prodhuar vlera, ku edhe sot e kësaj dite mbeten të tilla, por lajmi shpifës, prishës dhe gënjeshtra ka lënë disa hapa pas, por nuk e ka ndalë shoqërinë apo individin në rrugëtimin e drejtë. Është e vërtetë se vlerat nuk maten vetëm me formën e madhështisë fizike, por edhe me vlerat e mirëfillta, mirëpo kur i ,,madhi,, bën punën e djallit shëmtia duket më shumë te ata më të ,,mëdhenjtë,, Vlera mbetet vlerë edhe kur mbulohet me injorancën dhe xhelozinë e pakët të të vegjëlve. Një pikë uji nuk ia ndryshon drejtimin valës, thoshte një shkrimtar! Dhe deti nuk ndotet me një pikë uji që del nga kanalet e errëta të ujërave të zeza xheloze! Arti i mirëfilltë ka shkëlqyer edhe kur ka qenë një thermi!
Bajramali Selimi