Ata që nuk fituan asnjë projekt nga Ministria e Kulturës në Maqedoni, ministren e bënë rezlihone prej n’brez e teposhtë!
Ministre sllave dhe pa aftësi të duhura, nuk bëhet kjo punë;ajo veç sa nuk ka thënë se përfaqësuesit shqiptar janë hajna!
Çka duhet bërë?
Për momentin mund vetëm me u ngroh në diell, ndonëse të nesërmes nuk i dihet, e ndodh, e vjen një kohë e ju hynë të gjithë ministrave, të gjithë administratorëve, të gjitha institucioneve në shkallë udhëheqëse, sekretarëve, drejtorave dhe i nxjerin pa done të shkurtëra në rrugë!
Komplet, andej e këndej janë bashkëlojtarë të shfrytëzimit dhe të keqpërdorimit të institucioneve shoqërore.
Ata me mungesë ndërgjegjeje, bërllokët, rezilat e partive politike, rrugaçët më të përqyrur, grupet me koeficent intelektual nën zero dhe më e pa kulturuar, plaçkashët më të famshëm të institucioneve arsimore, kulturore dhe shoqërore i takon nëpër këto qendra në Maqedoni, pikërisht në pjesën shqiptare!
Cilido rezil partie ka pasur një mundësi të vockël në dorë e ka përdor dorën dhe e ka keqpërdor për hajni, për hajdutëri!
O njerëz, o milet, nuk ka mbetur hiç gjë pa paçkitur; a send, një gjë, a është nga institucioni arsimor, kulturor, shoqëror merre e dërgo në shtëpi, s’ta vë veshin kush, po si, është shoqërore!Konkretisht, nga shkollat, nga universitetet shqiptare vjedhin e dërgojnë në shtëpi kompjutor, vjedhin e dërgojnë në shtëpi printerë, ngjyrë të blerë me fatura shoqërore, vjedhin letrat, kuptoni çka bëjnë, i vjedhin letrat o njerëz, vjedhin mjetet higjenike, vjedhin sapunët nëpër banjo, po i vjedhin sepse shoqëria dhe institucioni nuk çalon, nuk thotë mjaftë më o harambashë të kombit dhe Atdheut!
Pastaj, pastaj ka informacione se me para të shoqërisë blejnë parfume të shtrejta, blejnë dhurata për dashnoret dhe “çaçkalicat” i blejnë me faturë të institucionit dhe i dërgojnë në shtëpi!
Pastaj, pastaj mos bëjmë fjalë për harxhime tjera, përkujtojmë këtu karburantet për makinat private, për makinën e gruas, djalit, vajzës, dajës, tezes; zyrtarët shqiptarë me para shoqërore blejnë dhe ndërrojnë modë, tesha sezonale, për pranverë, për verë, për vjeshtë, tjera për dimër, dihet çmimi, të shtrejta sa ju ka qejfi rezilave të partive politike pushtetare shqiptare në Maqedoni!
Maqedonia në rajon zë vend meritor si shtet hajdutë, shtet i kapur fund e krye nga kryehajdutët maqedonas dhe ortakët e famshëm të partive politike pushtetare, të rezilhoneve të kombit!
Hujet, do thosha veset e hajnave janë me standarde, janë nga standardi që nuk ngopen, nuk ju mbushet syri, vjedhin aq shumë dhe ju bëhet se kanë vjedhur shumë pak!
Po, po, por, po të ishin rezilat e partive pushtetare pak, do e kishim më lehtë, por ata janë shumë, është një pushtet i tërë i kapur nga hajnat shqiptarë dhe jashtëtokësor!
Kështu, të kujtosh se pushteti hajdut shqiptar në Maqedoni mund të shërohet nga hadutllëku, e ke shumë gabim, meqë kjo shtresë e hajnave është me dosje të trasha të hajnisë dhe të tardhëtisë së madhe ndaj kombit, ndaj Atdheut!”Jazëk”, thoshte njëri në rrjetet sociale!
Bilal Mani A news24