Kujtime interesante të Hallës Nazë ngjallin shumë interesim edhe në ditët tona!Ajo, pas kujtimeve të shumta, ju sjellë edhe këtë ngjarjet të përjetuar!
Halla Nazë:
“Kujtoj një shoqe të ngushtë, të dashur dhe përherë me shumë humor!Megjithatë, fati i saj ishte i tillë që, ajo të martohej me gjashtë burra!
U martua për herë të parë!Martesa e parë deri diku i kapëceu mirë!Me burrin e parë kishte jetuar më shumë se pesë vite dhe ishte ndarë!Nuk sollën fëmijë në jetë!
I thash, pse moj ti, pse ndodhi kjo punë?
Më tha, unë nuk jam si ti që ia dëgjon burrit tënd pordhët për çdo natë!
U martua për së dyti dhe, tashë me vete, mirë që i punoi fati dhe gjeti një burrë e shkreta!Por kjo martesë nuk i zgjati më shumë se një vjet!Oh, sa fat i keq, fola me vehte dhe përsëri e pyeta: Pse mej e gjorë, pse ty po të ndodhin këto punë?
-Lene ti atë muhabet, po shih burrin tënd; atë burrë që ke as një orë nuk kisha qëndruar me të, ma kthehu shoqja ime, tanimë e ndjerë!
U partua për së treti herë!Thash me vete, nuk i përzihem më, nuk i them se çka ndodhi!Por, diçka më lëvizte në bark dhe nuk durova, e pyeta përsëri!
-Oj ti, pse moj i lë burrat kështu!Kështu si ti nuk bën njeri?
-Shih punën tënde, më tha!Do i ndërroj burrat sa herë dua unë, mu përgjigj me çallam!
Vazhdojmë dhe ajo vazhdoi, e gjeti burrin e katërt!Kishte burra për të, kishte plot sepse ishte e bukur, kishte qëndrim të këndshëm, shtatin e kishte për bukuri; edhe ato mbrapa, ato që i duan burrat më së shumti i kishte koxha të fryra, të mira; dardhat i kishte për merak, prandaj e lakmonin burrat!
E gjeti edhe burrin e katërt, me të cilin nuk jetoi as dy muaj dhe u nda;meqë u nda aq shpejtë nuk kisha kohë që ta pyesë, pse, si, ku, qysh!U martua me të pestin!Kur u martua me këtë, të gjithë thanë se me të pestin do të ketë jetë të mirë dhe të gjatë, mesiguri do të zë vend!Por, por nuk ndodhi ashtu, u nda edhe me atë!Më këtë thanë se ishte ndarë për arsye dembelie, nuk kishte qenë punëtor; ky burrë më shumë kishte bërë gjumë se punë, çdo ditë kishte fjetur deri pas pikës së drekës!
Burri i fundit ishte i fundit, ishte burri i gjashtë!Një burrë nga një familje e ngratë, një burrë shumë i urtë, i cili nuk ishte martuar asnjëherë!Kur u martua me këtë, bota tha me zë të lartë:Filani e paska pas fat filanen!Nuk du me përmend emra se nuk bën!Folën pse e mori dhe pse kjo ishte fati i tij!
Burri i gjashtë nuk ishte për shoqen time, nuk ishte sepse kjo ishte shumë e bukur, ishte si mollë, me plot marmullatë në hijeshinë e saj!Ky burrë as që e kishte menduar se për grua do ta ketë shoqen time, por ja fatit nuk i dihet; kur do fati me të gëzu në jetë, të gëzon!
Eh, për martesën e gjashtë e pata pyet se, pse vendosi të martohet me këtë njeri të humbur; as i bukur, as me çallam, me asnjë marifet të mirë!
Ajo ma ktheu:Asnjë burrë nuk kam dashur, nuk kam dashuruar, por këtë e mora për të bërë fëmijë; mos kujto se edhe nga ky nuk do ndahesha, por, ja Perendi duhet me bë familje, prandaj ja kam dhënë gjithë këtë pasuri që kam mbrapa, ja kam dhënë edhe këtë pasuri që kam përpara!Më gjeti në pozita jo të mira, andaj e kish pas fat me u kënaq me mua, tha shoqja ime, tanimë e ndjerë!
Bisedoi:Dafina T A news24