Kohë më parë u raportua nga mediat serbe se në orë të vona një anije me kontejner përplot me armatim të ri ishte nisur për furnizim të Ushtrisë së Kosovës;ajo anije ishte nisur rrugës së Atlantikut, drejt Durrësit, prej nga do të arrinte te bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas gazetës “Novosti” këto të dhëna janë marrë nga shërbimet serbe të sigurisë.Veç kësaj, siç shkruan kjo gazetë, informatorët serbë kanë thënë se në Mitrovicën jugore janë shpërndarë armë.
Kjo media serbe ndër të tjera thotë se edhe taksa që u vendos 100% ndaj Serbisë, e vendosur atëherë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe është ide e ShBA-së.
Sipas kësaj gazete, në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë për shkak të rezistencës së serbëve, Kosova ka ndër mend ta bllokojë në tërësi veriun dhe përmes KFOR-it t’i mbyllë vendkalimet në Jarinë e Bërnajk.
Këtë lajm asnjëherë nuk e konfirmuan mediumet serbe!
Dafina T A news24