Nëse je tërheqëse, në jetë mund të gjendesh e rrethuar nga djem që do donin të rrinin me ty me çdo kusht, por nuk e konsiderojnë aspak mundësinë për të patur një raport serioz.
Nëse ky është rasti yt, lexo me vëmendje këtë studim shkencor që do të të japë arsyet e kësaj sjelljeje:
Sipas një publikimi të British Journal of Psychology, vajzat dhe gratë më tërheqëse janë të predispozuara për të gjetur më me vështirësi shokun e jetës.
Por si u arrit në këtë konkluzion?
Studimi konsistonte në një sondazh të qytetarëve britanikë nga të dy fakte, ku pjesa më e madhe ka shpjeguar se gratë e bukura janë syri i dëshirave për burrat që duan vetëm një moment, një ‘fitore’ apo vetëm raport lezeti.
Sipas po të njëjtit studim, burrat preferojnë të zgjedhin një grua më pak të bukur sepse e lidhin me ‘normalitetin’.
Kjo është arsyeja se pse vajzat dhe gratë e bukura nuk janë të martuara dhe nuk kanë një familje.
Kjo ndodh edhe për faktin se burrat nuk zgjedhin këto lloj grash apo vajzash, nga tuta se mund të mos i kenë apo se mund të gjejnë fatin e largimit kur ato të gjejnë një burrë tjetër.
Dafina T A news24