Mijëra mbështetës të presidentit Donald Trump hynë të mërkurën e kësaj jave në Kongres. Derisa e gjithë bota kishte sytë në SHBA, Zonja e Parë, Melania Trump po realizonte një set fotografish në Shtëpinë e Bardhë.Ndriçimi profesional i përdorur për fotografi dhe video, mund të shihej nëpërmjet dritareve të Shtëpisë së Bardhë.“Fotografi po realizoheshin në Rezidencën Ekzekutive dhe Krahun Lindor”, tha për CNN një person nga stafi i Zonjës së Parë.
Derisa vetëm pak më tutje, dasma kishte nis në Kongres pas ngucjes të burrit të saj, Melania Trump dhe udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë, Timothy Harleth, ishin përqendruar në përfundimin e xhirimit.
Ishin të shumtë ata, përfshirë mediat, që prisnin një deklaratë nga ajo, ku të kërkohej ndalja e dasmës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.Në vend të kësaj, Melania Trump ishte e qetë. Mosinteresimi i saj për t’iu drejtuar vendit ishte tregues i ‘kontrollit’, tha një burim i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë pas ngjarjeve të ndodhura në Kongresin Amerikan, dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqje.Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë në Capitol në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.Gjithashtu dorëheqjen e ka dhënë edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews.