Një lajm pikëllues na vjen nga Kumanova, e që ka të bëjë me mesfushorin e Shkëndijës, Armend Alimi.Mesfushori “kuqezi” ka humbur babain e tij, i cili ndërroi jetë gjatë pas ditës së sotme.I ndjeri Sabri Alimi për disa vite me rradhë kishte punuar në Agjencionin për Rini dhe Sport, ndërsa njëjtë sikurse djali, edhe ai në rininë e tij ishte marrë me futboll, duke luajtur me disa nga skuadrat e rrethit të Kumanovës.
