PËR SHQIPTARËT “PATRIOTË” JUGOSLLAVË
Çfarë mashtrimi: “të gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”!
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në Maqedoni ka pasur mbi 136 mijë qytetarë me dosje nga Sigurimi shtetëror i ish-Jugosllavisë (UDB), prej të cilëve më tepër se gjysma kanë qenë shqiptarë.
Tani, secili nga lexuesit mund ta vlerësoni sa i shtrirë ka qenë rrjeti i agjenturave jugosllave (serbe) në trojet etnike shqiptare, sa është numri personave të gjallë, mbeturina të atyre agjenturave dhe agjenturave të tjera si KGB dhe shërbimet e huaja të inteligjencës. Sa “patriotë” të tillë janë “zgjedhur” dhe emëruar deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, ambasadorë, liderë të partive politike, drejtues të sektorit joqeveritar dhe të medieve ndër shqiptarët në Maqedoni gjatë tri dekadave të fundit, këtë vetëm Zoti e din.
A duhet shpjegim më i hollësishëm që ta kuptoni pse asgjë nuk shkon në rregull me procesin e transformimit demokratik të shoqësisë dhe institucioneve të pushtetit në këtë shtet?
Shoqëria jonë ka nevojë të ngutshme për transformim demokratik, i cili ka filluar mbrapshtë në vitin 1990, por kjo mund të arrihet vetëm pas hapjes së dosjeve të Sigurimit shtetëror nga ish-regjimi komunist jugosllav në Maqedoninë Veriore (procesi i lustrimit i zhvilluar para disa viteve, kinse në bazë të ligjit dhe në emër të demokracisë, ka qenë vetëm një mashtrim ordiner).
https://www.facebook.com/abdulla.mehmeti/posts/3793794860639482