Një adoleshent shqiptar, rezulton i humbur në Angli që prej 20 Gushtit. Daniel Gjinaj 17-vjeç u pa për herë të fundit pasditen e 20 Gushtit në zonën e Worthing, në Britaninë e Madhe. Mësohet se ai ka udhëtuar me tren në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove. Danieli është shqiptar dhe përshkruhet si i dobët, me flokë të zeza të qethura shkurt. Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe atlete të bardha.
Autoritetet angleze bëjnë thirrje se kushdo që e sheh atë ose që di për vendndodhjen e tij të kontaktojë me policinë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66