Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Greqisë.Kosova ka humbur në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë me rezultatin e ngushtë 1-2, raporton GazetaBlic Sport.Limnios dhe Siovas shënuan për Greqinë – ndërsa Bernard Berisha për Kosovën.
Pas ndeshjes ka folur edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.“Një ndeshje e vështirë, kundërshtari ka qenë i komponuar në fazën defanzive. Ata na shfaqen probleme në krijimin e lojës. Problemi është që shumica e lojtarëve kanë mungesë përgatitjesh për shembull se unë kisha vetëm 5 ditë stërvitje me ekipin tim por ne u munduam të japim maksimumin” deklaroi ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66