Një pushuese ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det në Durrës.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës.
74-vjeçarja Xh.G., dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjerë mirë dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66