Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellur së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi.
I applaud the leadership of the #WhiteHouse, President @realDonaldTrump & Amb @RichardGrenell to bring #Kosovo & #Serbia together again, in pursuit of a peace deal. I encourage the Kosovo delegation to make courageous steps twds peace, reconciliation & economic prosperity
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 3, 2020
Nesër në shtëpinë më të rëndësishme në botë, Kosova dhe Serbia do të takohen për të biseduar në lidhje me temat ekonomike.Megjithatë nuk është përjashtuar mundësia që në Shtëpinë e Bardhë të diskutohen edhe temat politike.Në lidhje me takimin në kryeqytetin amerikan sot gjatë ditës ka reaguar edhe Emisari Special Richard Grenell.Ai ka thënë se do të shtyj përpara agjendën ekonomike për njerëzit e rinj që duan punë dhe janë të orientuar kah perëndimi duke lënë anash politikën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66