Të parat janë ShBA dhe Guatemala të cilat vendosën që ambasadat tyre nga Tel Aviv t’i zhvendosin në Jerusalem. Mandej vendosi Serbia.
Deklaratës së Aca Vuçiqit për zhvendosjen e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem, çuditërisht apo aspak çuditshëm, menjëherë i impresionuar iu bashkua edhe i vëllai i tij politik – Hashimi i Kosmetit!
Guatemalën, 83 përqind shtet fukara e skajshmërisht të varfër dhe Izraelin i lidhin furnizimet me armë e me shërbime informative që shteti ebre iu kishte bërë forcave të diktaturës guatemaleze përgjatë luftës civile (1960-1996).
Netanjahu ende, as pas kaq vite pavarësie, nuk e ka njohur Kosovën. Atij dhe politikave të tij vrastare në Lindjen e Mesme e në Palestinë i vardisen dhe iu bëjnë jehonë pushtetarët komplotistë të Kosovës, këto produkte të neveritshme të shërbimeve sekrete të dreqit e të birit! Realisht, sikurse vetë Serbia – armiq të Kosovës.
Salih Kabashi
KOMENTE
Mergim Hasi i nderuar zoti Kabashi, kosova nuk është në gjendje të injorojë një vend si Izraeli, edhe nëse kjo nënkupton hapjen e një ambasade në Jeruzalem. Politika palestineze është jashtëzakonisht kundër Kosovës dhe pro-Serbisë. Kjo njohje është e vetmja gjë pozitive në këtë marrëveshje.
Salih Kabashi Nuk ka asnjë thirrje për injorim të askujt. Ndërsa OKB-ja ka nxjerrë disa rezoluta që i japin të drejtë Palestinës dhe asnjë që do të miratonte aneksimet e kolonizimet izraelite. Kjo « njohje » pjesë e cilës marrëveshje qenka?!
Smajl Elezaj I shall nuk ka mbet puna që në ta ndihmoj Palestinën,Kosova s’po ka mundësi më ndihmu Preshevën.
Nexhmi Graca Përveç dhimbjes shoirtërore për palestinezët që më shumë se 50 vite lajnë tokën e tyre me gjak , si asnje shtet tjeter , për fat te keq per ne do te vlente thënja popullore “ vet në hapsane e kqyr me ba sadak për penxhere “….
Kur mbi 50 shtete myslimane ia kanë kthye shpinën , ne veç mund të lutemi për ta , asgje me shumë….
Por a thue është mençuri të fitosh 2 milion e t’i humbësh 70 milion . Turqia nuk do të sillet sukur nuk ka ndodh asgje .
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66