Eva dhe Endrit Dumani janë dy të rinjtë shqiptarë, të cilët janë bllokuar në kamp në Siri prej 6-vitesh. Mide Dumani, nëna dhe Xhetan Ndregjoni, daja i fëmijëve i janë drejtuar kryeministrit Rama me një letër duke i kërkuar riatdhesimin e tyre nga kampi Al-Hol. Babai i fëmijëve i mori ata 6 vite më parë dhe u largua në Siri ku më pas ai ndërroi jetë gjatë luftimeve. Një përpjekje për të sjellë fëmijët në Shqipëri bëri dhe gjyshja e tyre, Metije Dumani e cila shkoi në kampin Al-Hol në Siri.
Por fatkeqësisht pas disa kohësh ajo ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë duke i lënë vetëm fëmijët. Daja i Endrit dhe Eva Dumanit shkruan se ka pasur kontakte nëpërmjet telefonit me ta. Eva Dumani i ka dërguar mesazh dajës së saj në orën 1:10 pas mesnate. E mitura i thotë dajës se situata në kamp është përkeqësuar por ajo së bashku me të vëllanë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në përgjigje të kërkesës së Xhetan Ndregjoni, përfaqësues nga kryeministria i kanë thënë se çështja është marrë në shqyrtim, por nuk është vetëm në dorën e qeverisë shqiptare.
Përgjigjja:
Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dorë ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66