Sot ma solli njoni paketën e dytë. Shpresoja se në të do të ketë kartëmonedha euro, por kishte vetëm një letër udhëzuese. Aty shkruhej:
“Vini re! Gjykata Speciale me seli në Hagë është gjykatë e popullit të Kosovës, e themeluar nga Parlamenti i Kosovës. Puna e kësaj gjykate është çlirimi i Kosovës nga hajnat dhe kriminelët që e kanë kapur shtetin, dhe e kanë shëndërruar atë në “fabrikë” të rritjes së pasurive të tyre personale, natyrishtë në kurriz të popullit.”
Zilet alarmuese dhe tupanat po u cingërrojnë kriminelëve, prandaj po ngitet gjithë kjo zhurmë. “Ne jemi të paanëshëm. Çdo i dyshyar dhe i akuzuar, nëse e dëshmon pafajësinë, do të dëmshpërblehet për kohën që ka kaluar në paraburgim.”
Bash po më pëlqen ky qëndrimi i Gjykatës, sepse nëse na çlirojnë edhe nga hajnat dhe kapësit e shtetit, ka gjasa që të përparojmë dhe të bëhemi popull i pavarur nga bota dhe liderët hajna. Pavarësia e një populli që kontrollohet, dirigjohet dhe pretendohet si pronë personale, nuk është pavarësi, por diktaturë e kohërave të aristoktacisë mesjetare.
Kush është për Kosovën e pavarur dhe sovrane, duhet të jetë edhe me Gjykatën Speciale të Kosovës, sepse është gjykatë e pavarur nga krimoshat dhe kriminelët hajna, dhe është gjykatë e jona – e Kosovës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66