61 mijë euro janë sekuestruar së fundmi në portin e Durrësit. Gjithashtu janë kapur edhe 46 artikuj bizhuteri. Ato ishin fshehur në kabinën e shoferit të një autobusi që bënte linjën Shqipëri-Francë-Shqipëri.
Bëhet me dije se shoferi është arrestuar.
Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66