Selena Gomez së fundmi ka lançuar koleksionin e parë të pordukteve kozmetike që janë pëlqyer shumë nga fansat dhe blerësit në mbarë botën.Ajo ka filluar të shfaqet në tutoriale në YouTube ku prezanton produktet e saj dhe i mëson shikuesve si t’i aplikojnë në fytyrë. Në një bashkëpunim me artisten e make-up që është Nikkie Tutorials e cila bën video në YouTube, Selena foli si rrallëherë për lidhjet e saj.
“Të gjithë ish-at e mi mendojnë se jam e çmendur. Kam menduar se do të grimohem vetë në dasmën time pastaj kujtohem se kjo nuk do të ndodhë kurrë pasi meshkujt janë një punë e madhe dhe e vështirë” -u shpreh ajo.
Kjo deklaratë vjen pak kohë pas publikimit të klipit muzikor të këngës së saj “Boyfriend” ku Selena shihet duke kërkuar dëshpërimisht një të dashur
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66