Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka informuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov mbi rezultatet e vizitës së tij në Uashington, ku nënshkroi edhe një marrëveshje për normalizimin ekonomik me Kosovën.
Agjencia mediatike ruse TASS shkruan se qëllimi i diskutimit mes Vuçiç dhe Lavrov është koordinimi i qëndrimit të dy vendeve ndaj çështjes së Kosovës.
“Rusia qëndron e vendosur në pozicionin e saj në favor të një zgjidhjeje të qëndrueshme në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” deklaroi Ministria e Jashtme ruse.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e krahasoi qëndrimin fizik të Vuçiç përpara presidentit amerikan Donald Trump me atë të aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instict”.
Vuçiç nuk e priti mirë këtë krahasim, ndërsa Zakharova kërkoi ndjesë për postimin e saj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66