Dashuritë e mëdha jetojnë dhe në stuhitë më të fuqishme! Kjo shprehje duket se është bërë fiks për çiftin shumë të dashur nga publiku Loredana dhe Mozzik. Ata u ndanë prej më shumë se 1 viti dhe thashethemet lanë të kuptohej se rikthimi tek njëri-tjetri dukej i pamundur. Dyshja e njohur janë shprehur se nuk do bashkohen më kurrë dhe shpesh kanë folur kundra publikisht.
Megjithatë ata të dy i bashkon vajza e tyre, Hana, të cilën duket se Loredana po e gjen si një mënyrë komunikimi me Mozzik. Reperi ka postuar së fundmi në rrjete sociale një foto të tij dhe në të vihet re një koment nga llogaria e Hanës, të cilën e menaxhon Loredana.
“Babi”, i ka komentuar reperja dhe ky veprim i saj i ka befasuar të gjithë. Fansat mendojnë se ndoshta raportet mes tyre mund të jenë rregulluar, ose Loredana thjesht dëshiron t’i tregojë Mozzik se pavarësisht gjithçkaje ai do të jetë gjithmonë babai i Hanës e këtë asgjë nuk mund ta ndryshoj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66