Remzi Mustafi, Magnum Trans në Gostivar
Një ndërmarrës gjithmonë kërkon ndryshim, i përgjigjet atij ndryshimi dhe e përdorë atë si mundësi, ka thënë njohësi i njohur dhe i dëshmuar në fushën e ndërmarrjeve, Peter Drucker!
Kështu i kësaj natyre është edhe personazhi i jonë, koka e punës dhe suksesit në Gostivar, në Maqedoninë Shqiptare, themeluesi i Ndërmarrjes, Magnum Trans, z. Remzi Mustafi!
Të jesh në krye të një pune me shumë përgjegjësi, atëherë do të thotë se ke pranuar, ke nënshkruar se do të sfidosh çdo plan dhe program që të shtrohet në ndërmarrjen që drejtosh, thotë Remzi Mustafi!
Duhet të planifikosh, duhet të sakrifikosh, duhet të përballesh, krejt me një ide shumë fisnike, si të arrish t’i realizosh detyrat dhe prioritetet që ia vendos vetes.
Ndërmarrësi asnjëherë nuk ka ndodhur që në karierën e tij të ketë filluar numërimin nga 100, përkundrazi, ndërmarrësi që ka arritur të ketë sukses ka filluar ngritjen nga zero, nga një rrugë ku nuk shihet perspektiva, por edhe nga një rrugë ku nuk mungon vendosmëria, këmbëngulja për t’ia dalë fuqishëm dhe suksesshëm!
Kështu ka qenë me nimën time, të cilën nismë e kujtoj me shumë nostalgji, me shumë emocion; rruga jonë ka qenë shumë e vështirë, me shumë bariera, por sot po bindem në një fakt se puna, vendosmërie, sakrifica janë sukses!
Nëse nuk je i vendosur, po nuk je përkushtues, harroje, braktise atë rrugë, braktise atë punë dhe vënia drynin punës që ke nis!
Puna është punë, e biseda, llafi është llaf; një dallim si toka me qiellin!Të punosh dhe të bësh llaf nuk është njësoj!Kështu, nese mendon se me llafe e pa punë do mbërisht diku, atëherë kjo rrugë është për tu mërzitur, thotë ndërmarrësi i suksesshëm shqiptar, z. Remzi Mustafi!
Në ditët e sotme, ndërmarrësia bashkon dy qëllime, dëshirën për të qenë i suksesshëm dhe nëpërmjet atij suksesi fuqizimin e shoqërisë me hapjen e vendeve të reja të punës.
Vijnë momente kur realisht ballafaqohesh me sfida të natyrave të ndryshme, sfidat jo që bëhen më të lehta po njeriu bëhet më i fortë dhe më i aftë të ballafaqohet me to.
Kështu që, sfidat janë pjesë e jetës, pjesë e punës dhe janë normale, nuk janë asgjë.
Kontributet si ndërmarrës janë: krijimi i vendeve të punës, sigurimi i të ardhurave për shumë familje
Mirëpo, një ndërmarrës gjithashtu zhvillon njerëz profesionalisht sepse ata fillojnë me një nivel profesional të caktuar dhe pastaj qoftë prej punës që e bëjnë, qoftë prej trajnimeve që i marrin – ngriten profesionalisht dhe bëhen më të suksesshëm
Një ndër vetitë e shumta të njeriut të suksesshëm është edhe përqëndrimi. Pa pasur përqëndrim, nuk mund të ketë as sukses
Një ndër vetitë e shumta të njeriut të suksesshëm është edhe përqëndrimi. Pa pasur përqëndrim, nuk mund të ketë as sukses
Nëse e humb fokusin, fillon të merresh me disa punë njëkohësisht, asnjëra prej tyre nuk do të përfundohet si duhet dhe do të rrezikohen që të gjitha.
Kur niset një punë, ajo duhet të përfundohet me shumë sukses. Vetëm në rast se ka kapacitet shtesë për të vazhduar edhe me diçka tjetër, atëherë mund të bëhet, përndryshe dëmtohen që të gjitha punët e nisura.
A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66