Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llapqevë të Malishevës. Një person ka plagosur djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes, shkruan Gazeta Blic.Rastin për Gazetën Blic e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes”, ka deklaruar Graishta.
“Për arrestimin e të dyshuarit dhe lirimin e anëtarëve tjerë të familjes është paraqitur nevoja për ndërhyrjen e njësisë special. Nuk ka pasur të lënduar gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është arrestuar dhe viktimës I është ofruar ndihma e parë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka përfunduar Graishta.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66