Muaj më parë patën shpërthyer kritika të ashpra kundër Qeverisë Kurti, e cila pat pranuar një donacion prej 1000 testesh anti-covid nga Serbia. Madje, zërat më kritikë të asaj kohe, sot janë pjesë e Qeverisë Hoti. Megjithatë, raportet në këtë aspekt me shtetin serb, duket që vetëm sa janë intensifikuar – shkruan Kosova.info
“Me sa jam informuar nga ministri i shëndetësisë Vitia, Serbia ka besuar që qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do t’i testojë serbët (e Kosovës), dhe më pastaj janë befasuar për të mirë sesi ne nuk i kemi dalluar qytetarët në bazë të etnisë, dhe më pastaj ata kanë shprehur një lloj gatishmërie për rreth 1000 teste” – pat sqaruar atëbotë ish Kryeministri Albin Kurti, në një emision televiziv, por megjithatë kjo nuk e pat kursyer prej akuzave të rënda, duke e cilësuar madje edhe pro-serb.
Jo më larg se sa sot, në Kosovë është futur një kamion me targa të Serbisë, i cili është parë të jetë i ngarkuar me boca oksigjeni.
Videoja dhe fotografitë e dërguara nga adresë të Kosova.info nga qytetarët, janë dëshmia vet:
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë donacion, apo blerje të oksigjenit nga Serbia.
Për të kuptuar se për çka saktësisht bëhet fjalë, Kosova.info ka bërë përpjekje për t’i kontaktuar zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, por askush nuk iu ka përgjigjur telefonatave./Kosova.info/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66