Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të premten se presidenti francez Emmanuel Macron ishte bërë “histerik” për zhvillimet dhe konfliktet e fundit në Mesdhe dhe Botën Arabe. Marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s Turqisë dhe Francës janë përkeqësuar për shkak të politikave konfliktuale në Siri, Libi dhe mosmarrëveshjen e Turqisë me Greqinë mbi burimet e energjisë dhe të dy palët kanë shkëmbyer kërcënime në javët e fundit.
Në anën tjetër Ankaraja zyrtare,akuzon Parisin për mbështetjen politike të Khalifa Haftar të Libisë kundër qeverisë me bazë në Tripoli e njohur nga Kombet e Bashkuara, pasi i kishte dhënë më parë ndihmë ushtarake për të luftuar militantët islamikë, ndërsa Parisi e mohon kategorikisht këtë. Duke folur para gazetarëve në Ankara, Cavusoglu gjithashtu tha se Turqia kishte prishur shpresën franceze për ardhjen në pushtet të Haftar dhe për të kapur kryeqytetin Libian duke dhënë hua dhe mbështetje ushtarake për Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (GNA), duke sprapsur sulmin e Haftar në Qershor.
Ai u shpreh:
Me atë histeri, ai nuk dinte çfarë të bënte. Fill pas kësaj, ai tha që anijet tona kishin ngacmuar anijet e tyre në Mesdheun lindor, por nuk mund ta dokumentonin këtë dhe u poshtërua.
Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria Macron,për deklaratat e Cavusoglu.
Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66