Milan
Milani pritet të mësojë shumë ndryshime gjatë këtij afati kalimtar dhe jo vetëm.Tashmë në mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë zëra se Donnarumma do të largohet në fund të edicionit të ardhshëm, pasi sipas tyre, agjenti i portierit, Raiola ka arritur marrëveshje me Juventusin, përcjell GazetaBlic.Për të mos e humbur me zero euro, Milani synon ta shesë këtë verë, ndërsa veçse e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për gardianin e Lyonit, që tash e tre vite ishte i huazuar te Fiorentina, Tatarusanu.Rumuni 34 vjeçar, po kalon vitet e fundit të karrierës, kurse drejtuesit e Milanit e kanë parë si opsion real për portën në sezonin e ri në Apenine.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66