Maxi Lopez dhe Wanda Naraishin një çift perfekt, deri në momentin që në jetën e tyre u shfaq Mauro Icardi, shoku i ngushtë i Maxit. Wanda la Maxin dhe u hodh menjëherë në krahët e Icardit, duke marrë me vete edhe fëmijët.
Që nga ajo ditë, “lufta” mes Wandës dhe Maxit nuk ka të ndalur. Sulmuesi argjentinas e sulmon sa herë që i jepet mundësia. Së fundmi, është raportuar se 2 nga 3 fëmijët e Wandës, janë të infektuar me COVID-19.
Për këtë, Maxi fajësoi ish-bashkëshorten e tij, e cila sipas tij është përgjegjësja kryesore që fëmijët u infektuan.
Ai tha:
Unë jam i indinjuar, kjo grua është e papërgjegjshme. Kam dy fëmijë pozitivë për shkak të saj! Unë i thashë që nuk duhej të shkonte në Ibiza, duke e paralajmëruar, se të gjithë ata që ktheheshin nga atje ishin të infektuar.
Kujtojmë që Wanda duket e lumtur përkrah Icardit. Çifti ka edhe një vajzë të vogël. Së fundmi ata kanë lënë Italinë dhe po jetojnë në Francë, pasi Icardi u transferua te PSG-ja.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66