Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka tregu efektet negative që ka në ekonominë e vendit marrëveshja për Mini-Shengenin, raporton Gazeta Blic.Murati tha se delegacioni i Kosovës përfundoi duke nënshkru shumë gjëra të cilat edhe vetë ata i kanë kundërshtu.
“Delegacioni i Kosovës përfundun duke nënshkru edhe gjana që vetë i kanë kundërshtu, këtu përmendim Mini-Shengenin. Nëse Kosova ka shkua atje për me ba favore kjo nuk i ndihmon Kosovës. Kjo nuk është marrëveshje, por një listë zotimesh të cilat i ka marrë Kosova. Konflikti jonë me Serbinë nuk është ekonomik por politik.Nënshkruhet zotimi se Kosova do të bëhet pjesë e kësaj zone, pra Mini-Shengen. Kjo qeveri jolegjitime ka nënshkru që ta bëjë Kosovën zonë të Novi-Sadit. Ne nuk kemi asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, kjo bëhet vetëm për të favorizu Serbinë. Kjo na rikthen edhe tek një situatë tjetër në Kuvend. Delegacioni që shkoi atje i ofrun korridorin pa marrë në këmbim asgjë. Edhe ato gjëra që janë ekonomike nuk shkojnë në favorin tonë. i shkojnë në favor Serbisë” tha Murati para gazetarëve raporton Gazeta Blic.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66