Një 84-vjeçar humbi jetën nga Covid-19 në fund të janarit duke e bërë atë viktimën e parë në Mbretërinë e Bashkuar e duke hedhur kështu më shumë dyshime mbi pretendimet e Kinës për origjinën e pandemisë.Peter Attwood, vdekja e të cilit i është atribuuar Coronavirus-it, vdiq më 30 janar, më shumë se një muaj para asaj që mendohet si vdekja e parë nga virusi në Angli, më 2 mars.
Testet post-mortum të Attwood zbuluan Coronavirus në mushkëritë e tij, duke bërë që mjekët të regjistronin si shkak të vdekjes “infeksionin Covid-19 dhe bronkopneumoni”.
Vajza e tij tha se i ati ishte shtruar në spital më 7 janar nga një kollë e keqe. Peter nuk kishte udhëtuar kurrë jashtë shtetit, dhe e bija mendon se virusin e mori nga ajo, pasi kishte simptoma të Coronavirus më 15 dhjetor.Ditë më vonë, i ati kishte kollë të keqe, 7 ditë pasi Kina pretendoi se kishte regjistruar rastet e para të virusit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66